Nje aksident ka ndodhur rreth ores 15:00 ne afersi te vendit te quajtur “ Qafa e Koshovices” në Fier, në aksin Fier- Levan.
Dy automjete jane perplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes njeri prej mjeteve, ka perfunduar ne kanalin anesor te rruges.
Nuk ka patur të lënduar rëndë nderkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjehere policia dhe grupi hetimor per te zbardhur shkaqet e ketij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.
Perplasja e mjeteve ka sjellë edhe veshtirësi ne qarkullimin e automjeteve, në nje aks me frekuentim të lartë gjatë këtyre ditëve, si një ndër rrugët qe lidh Fierin me Levanin e më pas me autostradat drejt jugut.