Një 14-vjeçar ka përplasur me makinë një motoçiklist ditën e sotme.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Burbullonjën e Re.
Ndërkohë i mituri është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale bazuar Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
“Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarde të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur”, tha policia.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.