Vëllai i 41-vjeçares që u vetëvra pas konflikteve të vazhdueshme me burrin e saj, ka folur sot për mediat.
Në një intervistë për gazetarët, vëllai i nënës së 4 fëmijëve, që ndërroi jetë në spital pasi piu fostoksinë, akuzoi burrin e saj për dhunë.
“23 vjet, 23 minuta të bardha nuk i ka parë asnjëherë. Bënte nga një fëmijë dhe ikte. Një fjalë të dobët për atë vajzë nuk e kemi dëgjuar. Ka qenë një vajzë që nuk kishte fjalë. Isha në Greqi. Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë.
Ndërkohë, kushëriri tha se; “Te krahu majtë ka pasur shenjë. Doktori i ka thënë vëllait tjetër që ajo është dhunuar. Ia kanë treguar vëllait tjetër se është e dhunuar. Ndërkohë që në lajme dëgjuam se nuk është e dhunuar”.
Vëllai i 41-vjeçares tha se shteti duhet të bëjë drejtësi, në të kundërt do të duhet ta bëjë ai.