Ministri i Brendshëm grek, Janis Ikonomu ka folur pas takimit që zhvilloi në burgun e Durrësit me Fredi Belerin, fituesin e zgjedhjeve për kryebashkiak në Himarë, Fredi Belerin.
Ikonomu iu kërkon autoriteteve shqiptare që të lejohet menjëherë betimi i Belerit si kryebashkiak i Himarës, teksa shton se kjo çështje po hedh hije mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.
“U takova sot në burgjet e Durrësit, në prani të ambasadores tonë në Shqipëri, Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, Fredi Beleri, i cili qëndron në paraburgim për më shumë se katër muaj. Për Greqinë ky rast ka qenë që në fillim dhe mbetet tejet serioz. Respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave politike janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane.
Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e Belerit nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave politike.
Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e Belerit si kryetar bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Zgjatja e situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe është në kundërshtim me të drejtën ligjore evropiane, me gjithçka që ajo përfshin”, tha ai.