Ditën e shtunë Kiara dhe Luizi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Në ceremoni ishin të pranishëm njerëzit më të afërt të Kiarës, por ra në sy mungesa e familjes së Luizit.
Nëna e tij ishte në gjymëfinale në shtëpinë e famshme për të surprizuar të birin, takoi Kiarën një ditë më vonë, por nuk ishte në ceremoni.
Kjo bëri që ndjekësit të pyesin se pse ata nuk ishin të pranishëm në këtë ditë kaq të veçantë.
Përgjigjen duket se e ka dhënë Luizi.
Në festën e organizuar në përfundimit të ‘Big brother’ ai ka thënë se shkoi të dielën në Shkodër sepse kishte nënën sëmurë.
Luizi deklaroi se shkoi në shtëpi, bëri dush dhe u nis menjëherë në agim.
Kështu, ai ka lënë të kuptohet se kjo ishte arsyeja pse ajo nuk kishte shkuar në ceremoni.