Forcat RENEA ndërhynë për të parandaluar një krim në familje, fshatin Rubjek, Maminas në Durrës.

Një 35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.

Pas arrestimit babai i 35 vjeçarit i kërkon policisë të lirojnë djalin e tij pasi thotë se vuan nga depresioni.

Në një prononcim për gazetarët babai Bajram Hoxha thotë se është penduar që thirri policinë.