Aktori sarandjot i humorit Albano Bogdo, ka rrëfyer së fundmi sfidat e tij të përditshme mes profesionit dhe jetës private.
Artisti tregoi se shpesh herë profesioni i është bërë barrierë në jetën përtej të qenurit aktor.
“Të qenurit aktor të penalizon shumë me femrat, sado seriozisht t’i flasësh një femre të thotë ti je aktor, ti këtë ia thua kujtdo. Ndërsa për pjesën e të pasurit humor të penalizon kudo, sepse kushdo në çdo vend të caktuar të jetës pret që ta bësh për të qeshur dhe është acaruese”, tregoi ai.
Ndër të tjera, Albano shtoi se nuk i mungon serioziteti aty ku duhet, siç janë vështirësitë e shumta që ka kaluar në jetë.
“Jam shumë emocional, nuk i tejkaloj situatat e vështira. Zakonisht të gjitha situatat e vështira që më kanë dalë në jetë iu kam vënë gjoksin e i kam përballuar dhe i kam kaluar”,- përfundoi aktori.