Ka mbaruar procesi zgjedhor per zgjedhjen e kryetarit te ri te Partise Demokratike, Bashkia Gjirokaster.

Ne gare per kreun e kesaj dege e cila prej dites se sotme mbulon vetem pjesen perberese te anetaresise se Bashkise Gjirokaster, kane qene kreu aktual Eri Shehaj dhe Dorjan Basha.

Ne kete proces i cili ka qene model ne organizim, kane marre pjese 329 anetare me te drejte vote.

Pas mbylljes se qendres se votimit e cila ka qene e hapur pergjate gjithe dites se sotme ne seline e PD, eshte zbuluar dhe fituesi i kesaj gare e cila ka qene dinjitoze.

Eri Shehaj ka marre 4 vota me shume sesa rivali i tij Dorjan Basha.

Keshtu, 161 vota ka marre Eri Shehaj, ndersa 157 vota ka marre Dorjan Basha.

Ne fund te gares, te dy konkurrentet i kane dhene doren njeri-tjetrit dhe kane pozuar se bashku, duke percjelle mesazhin e qarte se ne kete gare nuk ka humbes.