Një zjarr i madh ka përfshirë parkun arkeologjik të Finiqit, 9 km në lindje të Sarandës, mesditën e sotme.

Forcat zjarrfikëse janë të pamundura të arrijnë zonën dhe po kërkojnë ndihmë nga ajri për të frenuar flakët.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të njohura. Parku arkeologjik i Finiqit, i deklaruar Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005, po rrezikohet nga përhapja e flakëve drejt banesave.