Fermeri nga Berati, tha se ai është i apasionuar pas mbjelljes së ullinjve dhe se kujdeset shumë për ta.
Ky kujdes ka bërë që prodhimi i tij të jetë shumë i kënaqshëm, vetëm për këtë vit ai kishte nxjerrë nga ullinjtë 140 kuintal vaj ulliri.
Ai tha se vajin e ullirit e eksporton për në Itali, ku shitet si vaj ulliri i prodhuar në Itali.
“Që nga viti që shkoi vajin e ullirit e kanë marrë fabrikat për ta eksportuar në Itali.
Nga zona këtu vitin e kaluar ka shkuar në Itali rreth 500 ton vaj. Ne nuk e dimë se sa e shesin ata, ne fillimisht e kemi shitur shumë lirë. Nga 300 lekë kilogrami, në 700 lek ka vajtur tani.
Vaji jonë shkon pa emër në Itali. Ai shitet me logo italiane. ne nuk kemi patentë për vajin pavarësisht se shitet shtrenjtë”,-tha fermeri nga Berati.