Atletja shqiptare, e cila po tregon një formë të shkëlqyer në kampionatin evropian të atletikës, që po zhvillohet në Krakovë të Polonisë, ka arritur të triumfojë edhe në garën 3000 metra me pengesa, duke kapur kohën rekord 9:17.31. Ky rezultat i saj, i ka dhënë skuadrës shqiptare 15 pikë të tjera në kampionatin evropian të atletikës që po zhvillohet prej disa ditësh në Poloni.
Pak ditë më parë, Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, teksa dita e sotme ishte kryesore për atleten kuqezi, që fitoi në disiplinën e saj në 3 mijë metra me pengesa. Federata Europiane e Atletikës ka përgëzuar në rrjetet sociale suksesin e arritur nga atletja shqiptare.
Ajo ia doli, fitoi kampionatin duke thyer rekord! Luiza Gega barazohet me Ivet Lalova-Collio (BUL) si atletja më e suksesshme në historinë e kampionateve evropiane të atletikës me 11 fitore dhe dy nënkampione.
Ajo fitoi edhe garën me pengesa 3000 metra për femra duke kapur dhe kohën rekord 9:17.31, çka ka sjellë 15 pikë për ekipin e Shqipërisë”, – shkruan Federata Europiane e Atletikës.