Ditën e djeshme është hapur nga Kiara një ‘Instagram’ me emrin e Luizit, teksa moderatorja ka treguar që ky është i vetmi ‘Instagram’ zyrtar.
Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame!
Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij.
Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal.
Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij.
Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!