Sot në fshatin Biçukas në Divjakë u shënua një ngjarje shumë e rëndë. Një 31-vjeçar, Armando Nasufi ndërroi jetë në arë. E zuri korrenti duke vaditur misrin me pompë.
Armando Nasufi ishe duke vaditur misrin dhe në momentin që ka ndërruar tubat e ujit, i ka takuar tubi që kishte ngritur, në linjën e rrymës elektrike.
Në momentin e ngjarjes ka qenë i vetëm. Me pas familjarët të shqetësuar se nuk po përgjigjej në telefon, kanë ardhur të toka dhe e kanë gjetur të vdekur.
“Iku djali, nuk kemi gojë të flasim për këtë lloj çuni” thotë një nga banorët e fshatit në lot. “Vdiq fëmija…” thotë i trishtuar xhaxhai i Nasufit, që la një fëmijë jetim.