Buxheti i Ministrisë së Shtetit për Rininë ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Sociale, ç’ka ka detyruar Kryetaren e këtij komisioni Grida Duma, të mbyllë mbledhjen para kohe.
Shkak është bërë fakti që ministrja Bora Muzhaqi, nuk e kishte në komision shifrën se sa fëmijë dhe të rinj ka Shqipëria sot, çka është konsideruar nga opozita si e papërgatitur për mbledhjen.
Ja debati:
Duma: Sa të rinj dhe fëmijë ka Shqipëria në vitin 2021, 2022 dhe 2023? E keni shifrën?
Duma: Si e bëni ju buxhetin. Sa të rinj ka Shqipëria sot? Dhe sa fëmijë? Kur bëni strategjinë për të rinjtë dhe fëmijët, duhet ta dini se sa nga taksat e shqiptarëve shkojnë për fëmijët dhe të rinjtë. Unë e di që është e vështirë për ju se kështu ka qenë gjithmonë.
Muzhaqi: Jo, nuk është e vështirë. Kjo pyetje është ezauruar tashmë dhe do kaloj te pyetja tjetër. Ju nuk po më lini të përgjigjem. Shifrën sapo ua dhashë.
Duma: Nuk e dhatë shifrën.
Muzhaqi: Mund të hapni INSTAT-in dhe ta shihni.
Duma: Jo, nuk e kemi INSTAT. Problemi kryesor është që rinia ikën nga vendi dhe nuk bëhet një krahasim mes 2022 dhe 2021.
Metaj: Ju po flisni pa etikë (i drejtohet Dumës).
Duma: Mbylleni komisionin.
Vokshi: Ministrja nuk mund të vijë aty dhe të përgjigjet ashtu.