Peshëngritësi Ertjan Kofsha i ka dhuruar Shqipërisë 3 medalje në europianin U 20 dhe U 23 që po zhvillohet në Bukuresht.
Talenti nga Shtërmeni ka arritur të fitojë 1 medalje ari dhe 2 medalje bronzi.
Kofsha u shpall kampion në stilin e shkëputjes për peshën 153 kilogramë.
Në stilin e shtytjes, 18 vjecari arriti të ngrejë me sukses 184 kilogramë duke marr medaljen e bronzit.
Me 337 kilogramë në dygarësh, Kofsha arriti të marrë një tjetër medalje bronzi, duke ngjitur kështu flamurin Shqiptar tre herë në podium.