Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Blerina Muço.

Ajo kishte barrë prove mbi një pamundësi financiare në masën 10.9 milionë lekë për krijimin e cashit në llogari rrjedhëse si dhe për mbulimin e shpenzimeve.

Muço e kundërshtoi gjetjen e KPK-së dhe tha se ajo binte në kundërshtim me jurisprudencën e Kolegjit.

Sot nuk ishte në seancën ku u njoftua shkarkimi.

Blerina Muço u lakua në media vitin e kaluar në betejën për vulën e PD-së. Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD-ja asokohe e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Agron Zhukrit, që i dha vulën Sali Berishës.

Në Apel trupa e riktheu dosjen për rigjykim në themel.