Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Salaminë të Greqisë, aty ku një burrë që sipas medieve helene, është me origjinë shqiptar është gjetur me një plumb në kokë.

Ndërkaq mësohet se viktima e këtij atentati është shtetasi Aleksandër Zaka.

Mësohet se ka qenë shoku i tij, i cili ka kontaktuar menjëherë  policinë greke dhe ka thënë se viktimën e ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë së tij.

Burri ka mbetur viktimë e një akti kriminal pasi ka pësuar një plagë me armë zjarri në kokë.

Vijojnë hetimet nga ELAS për identifikimin e autorit apo autorëve”, raportojnë mediat greke për ngjarjen e rëndë.