Disa të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e së shtunës pranë Kishës Ortodokse, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pak më parë, ku dyshohet se një person ka humbur jetën.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se atentatori ka zbritur nga një automjet tip “Audi”, dhe ka qëlluar ndaj 41-vjeçarit i identifikuar si Leartiad Leka.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.