Vrasja e këngëtarit të njohur 45-vjeçar, Onur Sener, për shkak se nuk dinte një këngë që i kërkuan disa persona në një klub nate në Ankara ka bërë bujë në Turqi.
Sipas Sabah, sulmi vrasës ndaj këngëtarit ndodhi mbrëmjen e së dielës (2.10.2022) nga tre persona të cilët i kërkuan një këngë të cilën, ai nuk e dinte.
Dëshmitarët tregojne se, Seneri ka mbetur i plagosur rëndë nga goditjet që ka marrë dhe ka dhënë frymën e fundit në spitalin ku është dërguar.
Fillimisht grupi i autorëve që i kërkuan këngën Senerit, është përleshur verbalisht me të, por shpejt gjërat kanë dalë nga kontrolli, duke shkaktuar plagosjen fatale të këngëtarit.
Autorët dyshohet se kanë përdorur xhama të thyera për të sulmuar Senerin, me njërën prej goditjeve që e ka goditur në qafë.
“Kemi ardhur këtu për të ngrënë. Pamë një grup që po dilte nga vendi i ngjarjes. Pastaj dëgjuam përleshje dhe zhurmë të thyerjes së xhamave. Onur u gjet në tokë i mbuluar me gjak. Ata u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen, por goditja e goditi në arterien karotide ”, – ka përshkruar skenën e egër shoqja e këngëtares.
Për rastin janë arrestuar pesë persona të cilët janë dërguar në prokurori publik, tre prej tyre kanë mbetur në paraburgim për akuzën e vrasjes me dashje.
Sener, i cili ishte baba i një fëmije të vogël, ishte një këngëtar i njohur në Turqi pasi ndër të tjera në vitin 2013 kishte marrë pjesë në talent shoë-n e quajtur “O Ses Türkiye”, versioni turk i The Voice.