Prej kohësh ka nisur vettingu në polici, ku ditën e sotme është shkarkuar nga posti Theodhori Gravani.
Raportohet se Gravani ka shërbyer si drejtor i shërbimeve mbështetëse në DPPSH.
Njoftimi i policisë:
Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi sot, më datë 26.01.2024, seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Thodhori Gravani, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në përfundim të seancës dëgjimore, Trupa e Vlerësimit vendosi moskonfirmimin në detyrë të subjektit z.Thodhori Gravani. Vendimi i Trupës së Vlerësimit do të publikohet në faqen zyrtare brenda 15 ditëve.