Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi u kap me 3 kg kanabis.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Bashkim Qamili, të cilit droga iu gjet e fshehur në banesë.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Mbi bazën e inteligjencës policore, finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.
Sekuestrohen rreth 3 kg cannabis sativa, kapet dhe vihet në pranga 65-vjeçari që e kishte fshehur lëndën narkotike, në banesën e tij.
65-vjeçari që posedonte lëndën narkotike, me precedent të mëparshëm penal në të njëjtën fushë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.
Gjatë operacionit, në fshatin Nivic, Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Q., ku kanë gjetur të fshehur rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Nivic, Tepelenë, shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatin celular të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.