Valter Fierza, një 33-vjeçar nga Shkodra ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:48 në vendin e quajtur “Hot i ri”, në qytetin e Shkodrës, ku 32-vjeçari është vrarë me armë zjarri.
Mësohet ai është gjetur i pajetë nga familjarët pranë makinës së tij.
Ende nuk dihen detajet ndërkohë Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i Policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.