Një person ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Shkodër. Shkak i ngjarjes është bërë një konflikti i çastit. I plagosuri është identifikuar si Çel Shabaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit në Postribë.

Mësohet se Shabaj dhe autori i plagosjes, identiteti i të cilit ende nuk dihet, kanë debatuar pas një incidenti me automjetet e tyre në rrugë.

Autori ka nxjerrë armën duke e plagosur Shabajn në këmbë. Shabaj është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.