Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë private në Shkodër.
Mësohet se lënda plasëse është vendosur në portën e oborrit të banesës në pronësi të 62 vjeçares Frida Sala në lagjen “Tom Kola”.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.