Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Rraboshte të Lezhës.
Për pasojë, ka pësuar lëndime kryefamiljari, Gjergj Pali, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Bombola shpërtheu në katin e parë të një banese dykatëshe dhe ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Bëhet me dije se dyert dhe dritaret janë dëmtuar nga shpërthimi si edhe orienditë.