Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit Sali Hasa. Gjithashtu, prokurorit Hasa i është pezulluar edhe përfitimi i pagës 50%.

ILD kërkoi shkarkimin e prokurorit për shkak të dënimit të tij me formë të prerë për korrupsion dhe fshehje pasurie, pas hetimeve të SPAK ndaj një grupi të trafikut të drogës, që e çuan në pranga më 19 qershor 2021.

Sali Hasa u dënua me 2 vite burg për akuzën e “korrupsionit” dhe u shpall i pafajëshëm për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Gjykata vendosi që 2 vitet burgim, t’i konvertohen në 4 vite shërbim prove duke bërë që ai të fitojë lirinë.

Afro dy vjet më parë, më 3 shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pasakta dhe kontradiktore për pasurinë, se kishte mungesë të burimeve, si dhe ishte përpjekur t’i fshehë ato.

Pranimi i një sipërfaqe toke në bregdet dhe i favoreve të tjera u konsideruan në cënim të besimit të publikut tek drejtësia nga ana e KPK.