Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, ka shkuar sot në SPAK.
Bino do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Antikorrupsionit, në cilësinë e drejtoreshës së ISHP-së në periudhën e pandemisë.
Deri më tani nuk dihen detajet se për çfarë do të merret në pyetje specialistja.
E vetme, ajo ka hyrë në oborrin e SPAK dhe ka kërkuar nga roja orientim për të hyrë në godinë, ndërsa ende nuk dihet se përse ka shkuar për të dëshmuar.
Vetëm pak ditë më parë ishte SPAK në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u arrestua Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dhe zyrtarja tjetër, Laureta Sheta.
Të dyja akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, Duro nuk e ka pranuar akuzën, dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën.