Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune në Sarandë.
34-vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën dhe pastaj ka rënë jashtë saj.
Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit.
Bëhet me dije se pas njoftimit nga një qytetar i rastit, ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij.
Mësohet se 34-vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.
Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.