Një 73-vjecar suedez ka ndërruar jetë ditën e sotme në një nga plazhet private në lagjen nr.1 të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 të ditës së sotme, kur Benqt Old Tixer, 73 vjec nga Suedia, pasi është futur në ujë, disa minuta më pas ka humbur ndjenjat.
Pushues të tjerë në vendin e ngjarjes i kanë dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur autoambulanca.
Edhe pse është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, 73-vjecari ka ndërruar jetë.