Një 73-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të diele në lagjen nr.4 të Sarandës. Vasillaq Rubati është gjetur në gropën e lavazhit privat të familjarët e tij.

Menjëherë, ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës dhe më pas në morgun e spitalit, ku paraprakisht nga ekzaminimet e para dyshohet për vdekje natyrale.

Megjithatë me urdhër të Prokurores, trupi i viktimës është  nisur drejt Tiranës për një ekspertizë më specializuar mjeko-ligjore.

Policia e Sarandës ndërkohë ka nisur hetimet për  ngjarjen edhe pse paraprakisht, dyshohet për vdekje natyrale pasi viktima nuk kishte dëmtime të jashtme