Një rast i paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë këtë të martë.

Një e moshuar, konkretisht Azbie Resulaj, 82-vjeç është paraqitur në Spitalin Rajonal të Vlorës, me shenja dhune e fraktura të shumta në trup.

Mësohet se në para bluzave të bardha e moshuara ka akuzuar se është dhunuar nga njerëzit e nuses së djalit.

Ende nuk dihen të tjera detaje mbi ngjarjen.

Pritet që grupi hetimor të zbardhë rastin, e të zbulojë se kush janë personat përgjegjës për dhunën e ushtruar.