Një i moshuar në Kolonjë ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga kali.
Mësohet se viktima është 72 vjeçari Ilia Lako.
72-vjeçari ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga një tufë qensh.
Njoftimi i policisë:
Bie nga kali, gjen vdekjen i moshuari në Kolonjë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen. Për pasoja i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.