Policia ka arrestuar këtë të premte të riun që grabitit një supermarket mbrëmjen e kaluar në Kavajë.
Në pranga ka rënë 25-vjeçari, Everest Shala, banues në Qerret.
Shala një ditë më parë grabitit xhiron ditore të një supermarketi në Kavajë nën kërcënimin e armës dhe më pas u arratis.
“Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen me armë, të një shume parash, rreth orës 18:40, të datës 29.02.2024, në një market me ushqime, në Qerret, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të identifikuar autorin e rastit.
Si rezultat i këtyre veprimeve, këqyrjes së kamerave dhe punës së inteligjencës policore, brenda 12 orëve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 25 vjeç, banues në Qerret.
Vijin puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”,- njofton Policia.