Një ngjarje që mund të rezultonte me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Itali.
70-vjeçari Luan Xaxhi, është përfshirë në një debat të ashpër me nusen e djalit, dhe më pas ka marrë thikën në kuzhinë dhe e ka goditur disa herë, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Sipas mediave italiane ishin fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.