Një krim në familje është parandaluar ditën e sotme në Zhapokikë të Memaliajt.
Policia njofton se Hetem Ballaxhia, 61 vjeç, kërcënonte se do vriste me sëpatë gruan e tij. Pas marrjës së informacionit për konfliktin në familja, policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshallëzimin e ngjares.
Ndërkohë 61 vjeçari që kanosi me sëpatë gruan u arrestua nga uniformat blu.
Njoftimi i Policisë:
Memaliaj/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje.
Kanosi me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (sëpatë).
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Hetem Ballaxhia, 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.