Policia e Tiranës ka arrestuar një 54-vjeçar, të identifikuar si Bashkim Domi, i cili ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.
“Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, bën me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.