Policia e Shtetit ka arrestuar një 49-vjeçar, të identifikuar si Besim Dedej, pasi ka tentuar të djeg me benzinë bashkëshorten e tij.

Besim Dedej ka qënë më herët në burg për dhunë në familje. Pasi ka dalë nga burgu i ka shkuar bashkëshortes pasi nuk janë ndarë ende me divorc dhe ka tentuar t’a lyejë me benzinë. Ajo ka ikur me vrap.

Autori pasi ka lyer dhe veten me benzinë ka tentuar të largohet por është kapur menjëherë nga Komisariati nr 3. Gjatë kontrollit, këta të fundit i gjetën dhe sekuestruan edhe një thikë.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë).