Një 42-vjeçare është arrestuar nga policia e Krujës pasi ka hedhur në lumë foshnjën e vet të porsalindur.
Leta Koçi është paraqitur vetë në Komisariatin e Krujës ku ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e kësaj të hëne e ka hedhur në lumë.
Ajo ka pretenduar se foshnjën e ka lindur të vdekur dhe e ka futur në qese më pas e ka hedhur në lumin e Tapizës.
Menjëherë uniformat blu kanë nisur kërkimet në lumë, por pa rezultat pasi foshnja nuk është gjetur dhe dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit.