Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së një 60-vjeçari.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi Rasim Mihana, rreth mesnatës, është konfliktuar për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, me shtetasin me inicialet C. H., 60 vjeç.

Më pas ky shtetas ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së 60-vjeçarit, me pasojë vetëm dëme materiale dhe është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë: 

Në kuadër të punës intensive dhe të pandërprerë të Policisë, në të gjithë territorin e qarkut, me objektiva kryesorë, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe garantimin e sundimit të ligjit në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe me shërbimet e Repartit “RENEA”, falë reagimit në kohë, kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti me pasoja të rënda.

Shtetasi Rasim Mihana, rreth mesnatës, është konfliktuar për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, me shtetasin C. H., 60 vjeç. Më pas ky shtetas ka marrë armën e zjarrit, në banesën e tij, ka qëlluar me të, në drejtim të banesës së 60-vjeçarit, me pasojë vetëm dëme materiale, dhe është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur.

Si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së kryer gjatë natës, pa ndërprerje, në territorin e fshatit Malbardhë, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 41 vjeç, banues në këtë fshat. Gjithashtu, gjetën në këtë zonë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pushkë, me të cilën qëlloi 41-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.