Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shkodër
Agron Ndoci u kap në lagjen ‘’Xhabije’’, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
38 vjeçari, banues në Velipojë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali, më datë 08.05.2023, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.