Në kuadër të operacionit policor të koduar “Terminal” është arrestuar 35-vjeçari me Adrian R. banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Arben Broci”, 35-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën rreth 320 gramë kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ai, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.
Mësohet se Antidroga e Tiranës prej disa kohësh e kishte në ndjekje Adrian R., i cili rezulton i dënuar edhe më herët për shpërndarje droge. Ramushi është kapur sapo ka mbërritur afër terminalit të autobusëve me një makinë tip “Smart” me xhama të zinj. Hetuesit dyshojnë se 35-vjeçari do e transportonte drogën me linjë autobusi në zonën e jugut në bregdet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.