Policia ka vendosur në pranga 35-vjeçarin Etjon Lazri, i cili u dënua me 7.4 vite burg pasi aksidentoi për vdekje 2 persona.
“Gjykata e Tiranës e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima”,”- raportojnë uniformat blu.
35-vjeçari nga Tirana u arrestua në qytetin e Elbasanit gjatë operacionit policor të koduar “Catch”.
Etjon Lazri në janar të 2020 aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin Erion Balla dhe 72-vjeçaren Hidajete Salliu zonën e Porcelanit.
Shkak i aksidentit tragjik me pasojë dy viktima ishte shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit që drejtonte Etjon Lazri dhe parakalimi i gabuar, i njërës prej makinave që ndodhej në rrugë.
Gjykata e Tiranës e dënoi me 11 vite burg, por shkak të gjykimit të shkurtuar masa e dënimit iu ul në 7 vjet e 4 muaj burg.