Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, në fshatin Rreth-Kale.
Shtetasi Elson Lleshi, u arrestua në flagrancë pasi po ushtronte dhune ndaj familjarëve të tij.
27 vjeçari dyshohet se për motive të dobëta ka goditur njerkën e tij, motrën dhe vëllain e mitur.
Gjithashtu Lleshi i ka kanosur ata me kërcënim për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në familje.
Goditi me sende të forta, 3 pjesëtarë të familjes së tij (mes tyre një të mitur), dhe i kanosi ata për jetën, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale, në familje, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ll., 27 vjeç, banues në Dibër.
27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.