Sarandë, dëmton 6 mjete të parkuara, arrestohet nga policia 20 vjeçari nga Elbasani.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës ku një mjet tip BMW me targë AA292DJ që drejtohej nga 20 vjeçari, Antonio Dimo, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe pas veprimeve të kryera është se 20 vjeçari elbasanas, Antonino Dimo, i cili banon familjarisht në Sarandë pasi kanë marrë me qira një hotel në këtë qytet, është se ka qenë nën efektin e pijeve alkolike kur ka aksidentuar mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderieshme materiale.
Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20 vjeçarit Antonino Dimo njëherazi është gjobitur edhe me 1.7 milionë lekë, (1 milionë e 700 mijë lekë të vjetra).