Një punonjësi të Policisë Rrugore në Shkodër i është vendosur lëndë plasëse në automjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”.
Burime nga policia bënë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e shtetasit me Kastriot Selimaj, 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës.
Mësohet se tritoli ishte vendosur tek goma e pasme e automjetit.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.