Një shqiptar është vrarë nga policia pasditen e sotme në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Padova, ku shqiptari i identifikuar si Haxhi Çollaku, ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar nga policia me armë zjarri.
Gjithçka ndodhi në lagjen ‘Sacra Famiglia’, ku jeton ish-gruaja e shqiptarit.
Mediat raportojnë se 55-vjeçari shqiptar, i denoncuar për ndjekjen dhe kërcënimin e ish-bashkëshortes, nuk kishte pranuar që të ndalonte në një postbllok policie, duke e përplasur kështu një karabinier.
Në këto kushte, një tjetër polic e ka qëlluar atë me 4 plumba, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Çollaku raportohet se ndërroi jetë në spital.