Ka ndërruar jetë shoferi që mbeti i bllokuar brenda autobotit me karburant, i cili u aksidentua pak më parë në aksin Lushnjë-Berat.
Mësohet se drejtuesi i automjetit, Petro Piti, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar, edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.
Auotboti u përplas me një mjet bujqësor dhe u përmbys, duke bërë që dhe aksi rrugor të bllokohej.
Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim dhe dyshimet e para janë, që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.
Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.