Një aksident me pasojë vdekjen e një 64 vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në “Pishë Poro”, Fier.
Një motomjet ka dalë nga rruga e për pasojë drejtuesi i saj ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Llambi Doko, rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.