Dita e sotme rezultoi tragjike për 19-vjeçarin shqiptar, Anxhelo Cara i cili u mbyt në det gjatë pushimeve të tij në Itali.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme në zonën e Galipolit pranë plazhit Zen.

Për momentin nuk janë të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e të riut. Nga informacionet e mësohet se tragjedia ndodhi rreth orës 11, kur i riu u fut për të ndihmuar të dashurën e tij e cila po mbytej.

Shërbimet e shpëtimit u lajmëruan menjëherë, me mjetet e rojes bregdetare të kapitenit të portit, të dërguara në vendngjarje, ndërsa stafi i plazhit Zen po synonte të rikuperonte djalin tashmë pa ndjenja dhe ta kthente në vijën bregdetare.

Mjekët u munduan një orë e gjysmë për ta kthyer në jetë por asgjë nuk mundi t’a shpëtonte.