Një laborator kokaine, ku bëhej ndarja e lëndës narkotike nga lëkurë bagëtish që vinin nga Amerika Latine, u zbulua mbrëmjen e së premtes në fshatin Qerakë, ndërkohë që u arrestuan 10 persona.

Operacioni i drejtuar nga SPAK u shtri edhe në zonën e njohur si Kodra e Diellit 2, ku u zbulua një tjetër bazë, ndërsa u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve, shtetas të huaj, që dukej se kishin rolin e “kimistëve” për ndarjen e kokainës nga lëkurët e bagëtive.
Po kush është pronari i banesës ku ishte vendosur laboratori i kokainës në Qerakë?

Mësohet se pronar i ndërtesës është shtetasi, Endi Sejdini, 25 vjeç. Në një nga katet e ndërtesës së tij ishte vendosur edhe laboratori i kokainës, atje ku ndodhte i gjithë procesi i përpunimit.

Sejdini kishte një mobileri në zonë dhe nuk rezulton person me rekorde kriminale.

Endi Sejdini është një nga 10 personat e arrestuar nga SPAK.